Pas Kapshticës, ngjyrat 'pushtojnë' edhe Qafë Thanën

Shqipëria

Pas Kapshticës, ngjyrat 'pushtojnë' edhe Qafë Thanën

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 12:01
Ngjyrat 'pushtojnë' edhe Qafë Thanën

Artistja polake Maria-Rosa Szychowska pasi ka pikturuar Kapshticën po realizon muralenë edhe në fasadën e godinave në pikën kufitare e doganore të Qafë Thanës, duke mundësuar një imazh të veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në drejtin të Shqipërisë.

Maria duket e surprizuar nga qëndrimi i saj në Korçë dhe Pogradec dhe thotë se tashmë për shumë arsye e dashuron Shqipërinë

"Isha në Kapshticë javën e kaluar, për rreth 10 ditë, për të realizuar një murale tashmë jam në Qafë Thanë ku po realizoj muralen këtu.

Përfaqëson një lloj lule të zonës dhe qëllimi është që të sjell më shumë ngjyra dhe më shumë jetë në këto godina, do pikturoj edhe pjesën ballore kur vjen nga Maqedonia e Veriut, kështu që do të keni një pamje më të bukur kur të vini në Shqipëri."

"Është puna ime e parë në Shqipëri, hera e parë që vij këtu dhe e dashuroj këtë vend për shumë arsye, është i mahnitshëm"

Ndërkohë në Pikën e kalimit në Kapshticë gjatë muajit të fundit është shtuar fluksi i lëvizjeve të mjeteve sidomos fundjavave dhe sipas të dhënave janë marrë të gjitha masat për të mundësuar mbarvajtje të kalimit të qytetarëve pas orë të gjata pritjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat