Ligori, mjeshtri i punimeve me baltë që prej 47 vitesh prodhon vepra nga më të ndryshmet. Ai është brezi i pestë që e trashëgon këtë zanat në familjen e tij.
Të kthesh baltën në art është diçka e bukur për Ligorin, i cili çdo ditë të jetës së tij në poçari ka nxjerrë punime njëra më e veçantë se tjetra.
Ligori rrëfeu për “Real People” dhe refuzimin që i bëri një oferte të mirë nga një biznesmen grek, vetëm që të rrinte pranën nënës së tij që asokohe ishte e paralizuar.
“Më ka ardhur një grek bashkë me një nga Tepelena dhe m’u lut vetëm hajde në Greqi dhe shiko, mos puno, të ngrëna të pira i ke nga unë, 1 herë në dy muaj do të të sjell unë në Kavajë të shohësh dhe nënën e sëmurë. Pagesën sit ë duash e bëjmë me ditë, ose me rrogë. Unë nuk e mendova, i thashë direkt jo, vetëm ngaqë kisha nënën e sëmurë. Pendimi mund të jetë sot që nuk e provova, por vetëm që e kisha nënën sëmurë mendoja se në rast se do të ndodhte diçka, çfarë do të më mbetej mua”, tha poçari.