Beqaj në burg, Dedaj: Korrupsioni duhet të goditet fort, është ministri i tretë që kalon në qeli, dhe kjo s’duhet anashkaluar

Shqipëria

Beqaj në burg, Dedaj: Korrupsioni duhet të goditet fort, është ministri i tretë që kalon në qeli, dhe kjo s’duhet anashkaluar

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 21:55

Për gazetarin Reldar Dedaj arrestimi dhe lënia në burg e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është një shenjë e qartë që Prokuroria e Posaçme SPAK, nuk është në dorë të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për “Ora News”, Dedaj theksoi se SPAK ka goditur gjithmonë kur ka pasur fakte konkrete.

“Ngjarja e arrestimit të Ilir Beqajt është shumë e rëndësishme dhe ngjall shumë besim tek qytetarët sa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë në këtë vend.

Dhe i gjithë problemi është që të goditet korrupsioni shtetëror sepse ai korrupsion, dhe ai krim ka qenë i paprekur nga strukturat e mëparshme të drejtësisë shqiptare.

Beqaj është ministri i tretë që kalon në qelinë e burgut dhe kjo nuk është një lajm që duhet anashkaluar si një gjë normale”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij, gazetari Reldar Dedaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat