Skandali i mikrokredive: Për 800 euro sekuestrohen 200 mijë m/2 pronë

Shqipëria

Skandali i mikrokredive: Për 800 euro sekuestrohen 200 mijë m/2 pronë

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 22:33
Aktivisti Migen Qiraxhi

Aktivisti Migen Qiraxhi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tregoi një rast personal të abuzimit të mikrokredive.

Qiraxhi tha se familja e tij është trashëgimtare e një trualli prej 200 mijë metra katrorë në qytetin e Korçës, ku pronarë janë 44 persona. Ai tha se njëri prej pronarëve kishte marrë një kredi prej 1300 euro dhe nuk mundi të shlyente 800 euro.

Ai shtoi se kompanitë e mikrokredive blenë kredinë e keqe nga banka dhe sekuestruan të gjithë pronën prej 200 mijë metra katrorë.

“Familja ime trashëgon një pasuri të konsiderueshme në qytetin e Korçës nga stërgjyshërit. Kjo pasuri e konsiderueshme, për shkak të brezave trashëgohet nga 44 pjesëtarë të familjes, të cilët disa as nuk i njohim. Njëri prej tyre merr një kredi 1300 euro tek këto institucione dhe mbete pa shlyer 800 euro. Këto zyrat që e kanë blerë këtë kredinë e këtij individit, kontaktojnë të gjithë pronarët e sipërfaqes prej 200 mijë metra katrorë që ne trashëgojmë në qytetin e Korçës. Pronarë që dhe ne i kemi pasur të vështirë t’i gjejmë, këta i gjetën, dhe kanë vendosur masën e sekuestros për të gjithë pronën. Kujtuam në fillim se ishte një shaka. Për 800 euro kanë sekuestruar 200 mijë metra katrorë tokë”, tha

Qiraxhi shtoi se çështja u zgjidh pas denoncimit të bërë prej tyre në të gjitha institucionet, ku kompania e mikrokredive u tërhoq nga frika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat