Dy aksidente në pak minuta në Pogradec, lëndohen dy persona

Shqipëria

Dy aksidente në pak minuta në Pogradec, lëndohen dy persona

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Brenda pak minutave dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Në aksidentin e parë, një mjet ka goditur një këmbësore në vijat e bardha, duke e lënë të lënduar. Mësohet se këmbësorja u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Në aksidentin e dytë, mësohet se një mjet tip furgon ka përplasur një biçikletë, ku ka lënë të plagosur drejtuesin e saj. Edhe ky person u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat