Ulja e normës së interesit nga BSH/ Eksperti Spaho: Tregon se rreziku i rritjes së çmimeve mund të ketë kaluar

Shqipëria

Ulja e normës së interesit nga BSH/ Eksperti Spaho: Tregon se rreziku i rritjes së çmimeve mund të ketë kaluar

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 10:06
Mateo Spaho

Ulja e normës së interesit me 0.25 “% nga banka e Shqipërisë për herë të parë në gati dy vite, sipas eksperit të ekonomisë, Mateo Spaho tregon se rreziku për ngritjen e çmimeve ka përfunduar.

‘’Padyshim që jemi në një situatë që nëse nuk do të kemi  ndërlikime të tjera ndërkombëtare, atëherë do të kemi një situatë tendecialisht më të qetë për situatën e inflacionit por edhe një rritje ekonomike më pak problematike’’, tha Spaho.

Uja e kësteve të kredive në monedhën kombëtare është një prej efekteve të pritshme të vendimit të Bankës qëndrore, që sipas ekspertit do të nxisë edhe me tej kërkesën për hua nga bizneset dhe familjet.

‘’Dhe për kreditë ekzistuese që kanë normë të luhatshme interesi dhe për kreditë e reja, ne do kemi një kredi më të lirë me këstë më të ulëta.

Kjo gjë do bëjë që më shumë njerëz të kërkojnë kredi’’, tha Spaho.

Kjo lëvizje në prag te sezonit turistik, sipas Mateo Spahos tregon se institucioni qëndor financiar ka më shumë monedhë euro në treg sesa lek.

'’Nga pikëpamja e politikave monetare kjo gjë tregon që  Banka e Shqipërisë nuk do që leku të forcohet më shumë në raport me euron dhe si pasojë ka vendosur që të krijohet një ekuilibër midis euros dhe lekut që është aktuali dhe ky ekuilibër të mos prishet’’, tha Spaho.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë argumentoi se vendimi për uljen në 3 % të normës bazë të interesit u ndikua nga rënie e menjëhershme e inflacionit  dhe rritja ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat