Në një ditë të zakonshme në poliklinikën nr 2 në kryeqytet 25-30 prindër kërkojnë ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre për shkak të virozave të stinës dhe gjendjes gripale.
Simptomat e fëmijëve janë të ndryshme por më së shumti temepraturë e lartë që arrin deri në 39 e here pas here 40, diarre të vjella.
Sonila Brati mjeke pediatre thotë se nuk kanë munguar as fëmijë të cilët kanë pasur probleme me lëkurën.
‘’Përgjithësisht ato që predominojnë janë infeksionet e rrugës së sipërme respiratore, përgjithësisht problemet e veshit.
Më pak mund të them problemet e rrugëve të poshtme respiratore.
Diarre dhe të vjedha dhe problematikat e lëkurës ato dermatologjike që mund të jenë qoftë nga pickimet, qoftë ngë ekzemat virale’’.
Brati shton se në vend po qarkullojnë disa viroza por nuk ka vend për panik.
‘’Absolutisht që kujdesi i prindërve duhet të jetë shumë herë më i shtuar këto ditë të vitit.
Por nuk mund të them që është një situatë për tu panikosur’’.
Specialistët thonë se kontakti me mjekun duhet te jetë i vazhdueshëm ndërsa rekomandojnë shmangien e antibiotikëve pa reko