Aleatët e Partisë Demokratike ngulojnë në qëndrimin për rikthimin e koalicioneve në Ligjin Zgjedhor, edhe pse dakordësia e opozitës me Maxhorancën në Grupin e Dialogut duket e largët.
Agron Duka nga PAA, dhe Fatmir Mediu nga Republikanët thonë se ende ka mundësi për kompromis, pas paralajmërimit të PS se do të ecë e vetme në mungesë të dakordësisë deri në fund të Korrikut
‘’Natyrisht që do vazhdojmë luftën që të fitojnë koalicionet parazgjedhore.
Si opozitë ne kemi rrugën ligjore për ta ndjekur me propozime të drafteve konkrete që duhet ti bëjmë.
Le ti hedhi poshtë PS, kemi rrugën ligjore për vendime gjykatës Kushtetuese, kemi marrëdhënien me njerëzit’’.
Nëse marrëveshja e 5 qershorit e prishur në mënyrë të njëanshme nga Socialistët nuk rikthehet atëherë aleatë si Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia republikane do të përfshihen në listat e PD.
Përveç koalicioneve edhe të vegjlit si PD-ja kanë edhe disa kërkesa të tjera për Reformën Zgjedhor
Grupi i dialogut duhet të çonte me 1 korrik në kuvend drafin dakordësuar të reformës por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
PS ka paralajmëruar se do të cojë në Kuvend draftin e saj nësë nuk gjen dakordësinë me opozitën në Grupin e Dialogut që zëvendësoi Komisionin e Reformës Zgjedhore