“Të garantojmë siguri për pushuesit”, Balla takon punonjësit e policisë në Vlorë: Pritini e përcillini me mirësjellje!

Shqipëria

“Të garantojmë siguri për pushuesit”, Balla takon punonjësit e policisë në Vlorë: Pritini e përcillini me mirësjellje!

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 12:10
Taulant Balla

Pritini e përcillini me mirësjellje!

Këshillën ministri i Brendshëm Taulant Balla e kishte për çdo punonjës të policisë kufitare që është  dhe kontakti i parë i çdo vizitori me Shqipërinë.

Nga Vlora Balla kërkoi rezultate në luftën kundër paligjshmërisë dhe ofroi mbështetje për punonjësit e policisë.

“Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet.  Po ashtu dua t’ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.”

Drejtuesit lokal  garantuan ministrin se kanë marrë të gjithë masat për një sezon veror  të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat