PL reagon për Tunelin e Llogarasë, kërkon rishikimin e tarifës 5 €

Shqipëria

PL reagon për Tunelin e Llogarasë, kërkon rishikimin e tarifës 5 €

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 12:12
Ines Shehu

Partia e Lirisë ka reaguar ndaj taksës prej 5 euro të vendosur nga qeveria për kalimin në tunelin e Llogarasë.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja per fuqizimin e gruas ne Partine e Lirisë, Ines Shehu kërkoi nga qeveria që të sqarojë se ku do të shkojë shuma e mbledhur nga kalimi i automjeteve në këtë tunel dhe kërkoi rishikimin e tarifës në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes.

Fjala e plotë:

Të nderuar qytetarë, në kulmin e sezonit turistik, rrugët në vendin tonë po lënë jo vetëm turistë por edhe qytetarët e vendit tonë pa arritur dot në destinacione.

Situata e infrastrukturës në Shqipëri përballet me një sërë sfidash që ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Rrugët e amortizuara dhe të papërshtatshme, mungesa e sistemeve moderne të transportit publik, si dhe shërbimet e kufizuara në energji dhe ujë, krijojnë vështirësi për bizneset dhe investitorët e huaj.

Këto probleme rrisin kostot operative dhe kufizojnë aftësinë e kompanive për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

Për më tepër, infrastrukturat e pamjaftueshme dhe shumë shpesh me probleme i bën të gjithë turistët të kenë një shije të hidhur nga pushimet në Shqipëri!

Ditën e djeshme me inagurimin e tunelit të ri të Llogarasë me këngë e valle nga Rilindja, kjo shije e hidhur nuk mund të mos mungonte.

Edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat, PPP ose koncesion, ky tunel nga viti i ardhëm do të jetë me pagesë.

Edhe jo pak, por 5 Euro për të aksesuar një tunel prej vetëm 6 kilometra u njoftuam ditën e djeshme nga zv kryeministrja.

Pra ideja është që me aq para mund të shtroheshin me dhjetra rrugë që kanë nevojë emergjente për ndërhyrje.
Është njoftuar që tuneli do të operohet me pagesë 5 euro për kalim.

Por është e paqartë nëse e gjithë shuma do të shkojë për mirëmbajtjen e tij dhe pjesa tjetër do të transferohet në buxhet, apo do menaxhohet nga një kompani private që do të vjelë tarifën dhe mirëmbajë segmentin?

Qeveria duhet të sqarojë sa kushton mirëmbajtja dhe sa mjete do të kalojnë në vit. Më pas bëhet ushtrimi dhe del tarifa, e cila do të duhet të ndryshojë në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes por jo të vendoset fikse.

E sikur mos të mjaftonte, rrugët e ngushta dhe të dëmtuara, shërbimet e kufizuara të transportit publik, si dhe infrastruktura e dobët e shërbimeve turistike, si hotelet dhe restorantet, e bëjnë vendin më pak tërheqës për turistët ndërkombëtarë. Problemet me furnizimin me ujë dhe energji elektrike ndikojnë në cilësinë e shërbimeve që ofrohen për turistët, duke krijuar një imazh negativ për vendin.

Kjo situatë do pengojë zhvillimin e turzimit në vendin tonë dhe duke shtuar kostot extra të çdo autostrade, po i vihet një barrierë e madhe çdo qytetari mesatar shqiptar, në mënyrë që mos të mundet të aksesojë detin tonë Jonian!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat