Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas/ Mbërrin nën masa të rrepta sigurie në gjykatë Xhuliano Miaj

Shqipëria

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas/ Mbërrin nën masa të rrepta sigurie në gjykatë Xhuliano Miaj

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, 39-vjecari Xhuliano Miaj.

Autori i vrasjes së 24-vjecarit Xhimi Bakaj do të dalë pasditen e kësaj të diele para trupit gjykues me gjyqtar Vladimir Cjapin dhe avokat Niko Bega për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “ Ramiz Aranitasi”, ku pas nje konflikti për motive të dobëta, Miaj ka qëlluar tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve policore, shkak i kësaj përplasjeje fizike ka qenë divorci ndërmjet autorit dhe ish- bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë.  Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 24-vjeçarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat