“Tre ditët e ardhshme vendimtare për protestën!” Berisha: 11 korriku duhet me çdo kush të jetë protesta më e madhe që ka njohur Tirana

Shqipëria

“Tre ditët e ardhshme vendimtare për protestën!” Berisha: 11 korriku duhet me çdo kush të jetë protesta më e madhe që ka njohur Tirana

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 11:08
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë para protestës së 11 korrikut i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë.

Ai porosit drejtuesit dhe të zgjedhurit e të gjitha niveleve që protesta e së enjtes, duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.

Berisha shton se më 11 korrik, demokratet, demokratët dhe mbështetësit e PD duhet të dëshmojnë  para shqiptarëve dhe botës që janë shumica politike e vendit.

Mesazhi i Sali Berishës:

Pëshëndetje!

Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë!

Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat