Drejtuesi i SPAK Altin Dumani zhvilloi sot një takim me gazetarët për çështje të ndryshme.
Mes tyre u diskutua edhe ajo e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Dumani ka deklaruar se “ka procedime në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorët dhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3 po verifikohen”.
Më tej ai ka theksuar se ”janë në pritje të përgjigjies nga autoritetet zvicerane për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit.”