Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga PD, Salianji: Mbyll listat dhe ndalon koalicionet!

Shqipëria

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga PD, Salianji: Mbyll listat dhe ndalon koalicionet!

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 13:34
Ervin Salianji

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ervin Salianji, u shpreh se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!

Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!”, shkruan Salianji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat