Ministri Hasani merr pjesë në Samitin e NATO-s në Washington, zbardhet axhenda e takimeve

Shqipëria

Ministri Hasani merr pjesë në Samitin e NATO-s në Washington, zbardhet axhenda e takimeve

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 13:35
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i RSH-së, z. Edi Rama.

Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike/

Si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

Minsitria e Jashtme bën me dije se gjatë samitit, ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat