Saraçi: Kishte një nxitim të llahtarshëm nga institucionet për dekretimin e zgjedhjeve në Himarë

Shqipëria

Saraçi: Kishte një nxitim të llahtarshëm nga institucionet për dekretimin e zgjedhjeve në Himarë

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 21:38
Romir Saraçi

Gazetari, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kishte një nxitim të llahtarshëm nga institucionet për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Himarë sa që edhe mediat u gjendën të papërgatitura.

Saraçi: Na gjeti të papërgatitur edhe ne profesionalisht.

Lëvizjet kanë qenë aq të shpejta sa nuk i lanë kohë as mediave që të lëviznin grupet e xhirimit në një perimetër të qendrës së Tiranës, pra nga KQZ tek Presidenca kur u bë pritja e Ilirjan Celibashit.

Pra ishte një nxitim i llahtarshëm i institucioneve për të dekretuar datën e zgjedhjeve.

Nuk e kemi parë më parë që të jetë ky nxitim nga ana e kryeministrisë.

Ëngjëll Agaçi sapo u mbyll seanca publike në KQZ, Agaçi i dërgon kërkesë imponuese kreut të KQZ-së që na vër në dijeni, na vër në dispozicion vendimin që keni marrë për mbarimin e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Dhe mënjehërë brenda pak minutash, rikthehet kërkesa përgjigjia për vendimin e marrë në kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat