Zjarret kanë pushtuar prej ditës së djeshme disa fshatra të Bashkive Dropull e Finiq në Gjirokastër.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar.
Po ashtu aksionit i janë bashkuar edhe forcat e automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të stabilizuar situatën e krijuar.
Kujtojmë se me ardhjen e verës, shtohen edhe vatrat e zjarreve në të gjithë vendin, të cilat favorizohen nga i nxehti.