Goditi vartësen e tij, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për Mirdaim Axhamin

Shqipëria

Goditi vartësen e tij, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për Mirdaim Axhamin

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 13:28
Liljana Billa dhe Mirdaim Axhami

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘ndalim të daljes jashtë vendit’ të shefit të departamentit të marketingut në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, Mirdaim Axhami.

Axhami u arrestua pak ditë më parë për goditjen e vartëses së tij, pedagoges Liljana Billa.

Vendimi i togave të zeza erdhi pasi edhe Prokuroria e Tiranës pati një kërkesë të tillë për ngjarjen e pak ditëve më parë në ambientet e fakultetit.

Kujtojmë se ngjarja e pak ditëve më parë bëri bujë, për shkak edhe se ndodhi në një ambient që shërben për dije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat