Fitorja në Gjykatën Kushtetuese, reagon Tabaku

Shqipëria

Fitorja në Gjykatën Kushtetuese, reagon Tabaku

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 22:01
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi rrëzimin e ligjit për komisionet hetimore.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” Tabaku thekson se ky vendim i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë.

Postimi i plotë i Tabakut:

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore nga Gjykata Kushtetuese është një tjetër hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë. Kriza artificiale që prodhoi mazhoranca në fillim duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore, pastaj duke sajuar një ligj me porosi për t’iu shmangur thelbit të ngritjes së Komisioneve u rrëzua përfundimisht sot.

Përgëzime të përzemërta koleges Dhurata Çupi Tyli dhe këshilltarit ligjor në PD, @Marash Logu, që edhe një herë dëshmuan drejtësinë e qëndrimit të Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Komisionet Hetimore.

Fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë.

Ndryshimet e njëanshme janë recetë dështimi. Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë. Në sirtaret e kuvendit gjendet ende drafti që kam propozuar në emër të grupit parlamentër të Partisë Demokratike për Ligjin e Komisioneve Hetimore.

Ndryshime të kryera mbas gjetjeve në komisionin e inceneratorëve dhe bisedës me ekspertët. Në drejtësinë e këtij vendimi është që kyretarja e parlamentit të nxjerrë në dritë atë propozim dhe ta diskutojmë për ta përmisuar dhe rikthyer hapësirën e cunguar opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat