Vihet nën kontroll zjarri në bashkinë e Dropullit, nuk kërcënohet asnjë zonë e banuar

Shqipëria

Vihet nën kontroll zjarri në bashkinë e Dropullit, nuk kërcënohet asnjë zonë e banuar

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Situata e zjarrit është stabilizuar për bashkinë e Dropullit, duke evituar plotësisht rrezikun për fshatrat që deri në mbrëmje dje ishin në emergjencë.

Ndërkohë zjarri po vazhdon në bashkinë e Finiqit, ku po punohet për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Pecë.

Për të izoluar zjarrin në lartësinë e maleve po kryhen edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë të mbërritur nga Korfuzi.

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Finiqit bëri me dije se zjarri po mbahet në kontroll dhe në këto momente nuk kërcënon asnjë zonë të banuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat