Vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Shqipëria

Vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 16:57
Aristir Lumezi

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme gazetari Aristir Lumezi.

Aristir Lumezi është ndarë nga jeta mesditën e kësaj të mërkure në moshën 57-vjeçare.

Aktualisht Lumezi ishte kryeredaktor i gazetës Panorama, ndërsa mbart një karrierë të gjatë, prej mëse 2 dekadash në gazetari.

Mësohet se Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, betejën me të cilën nuk mundi ta fitojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat