Afatet e aplikimit/ Hapen mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike

Shqipëria

Afatet e aplikimit/ Hapen mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 08:31
Foto nga takimi

Janë hapur mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.

Lajmi konfirmohet nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se mund të aplikojnë të gjithë ata të rinj të moshës nga 21-26 vjeç dhe që zotërojnë minimalisht në diplomë  të nivelit Bachelor.

Aplikimet shton Rama janë të hapura deri më 15 gusht.

“Mirëmëngjës dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat