Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, mbajti një fjalë para mbështetësve të PD të mbledhur para selisë blu në mbyllje të protestës mbarëkombëtarë të mbajtur para Kryeministrisë dhe Bashkisë.
Noka tha se protesta e sotme tregoi një PD të fuqishme dhe më të bashkuar se kurrë që do të shkojë drejt fitores.
“Sot ka një PD në fuqishme dhe më të bashkuar se kurrë. Kjo protestë tregoi se jemi shumica dhe do të fitojmë. Javën tjetër do jemi sërish para bashkisë së Tiranës për të protestuar”, tha Noka mes të tjerave.
Protesta u thirr nga opozita me moton kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe situatës ekonomike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij akuzoi qeverinë si fajtoren e braktisjes së vendit nga ana e shqiptarëve.