Protesta, Çollaku: Duhet të bashkohemi kundër Ramës

Shqipëria

Protesta, Çollaku: Duhet të bashkohemi kundër Ramës

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 23:41
Kreshnik Çollaku

Protesta e opozitës përpara kryeministrisë kundër qeverisë Rama ka bashkuar deputetët e Partisë Demokratike.

Ligjvënësi democrat, Kreshnik Çollaku iu bashkua thirrjes për të protestuar kundër Edi Ramës. Çollaku thotë se do të jetë pjesë çdo proteste që kërkon rrëzimin e Ramës.

‘Unë kam deklaruar që do jem në protestë dhe do jem në çdo protestë. Sidomos në këtë situatë, motivi im është se do i bashkohem kujtdo që ka një qëllim të përbashkët me mua, rrëzimin e Edi Ramës. Pikërisht për këtë kam vendosur të mos refuzoj më asnjë protestë që bëhet për të rrëzuar Edi Ramën. Ca e bën bashkë gjithë këtë, është se të gjithë protestojnë kundër Edi Ramës’.

‘Mendoj se pavarësisht diferencave të ndryshme dhe të kundërta, ajo që duhet ti bëjë bashkë sot njerëzit është bashkimi kundër Edi Ramës. Disa protestojnë që të lirohet Berisha është e drejtë e tyre, disa kërkojnë qeveri etnikë, disa ilaçe te onkologjiku, disa protestojnë se po ikin fëmijët. Ka një gjë që i bën bashkë këta njerëz, është se të gjithë protestojnë kundër Ramës. Çdokush, pavarësisht bindjeve dhe ideve duhet të jenë bashkë kundër Edi Ramës', theksoi Çollaku.

Sa i përket situatës brenda PD, Çoallku thotë se pas vendimit të Gjykatës për vulën e kësaj force p[olitike, tashmë drejtuesit duhet të ofrojnë një produkt bashkimi.

'Opozita ka dalë nga një traumë politike 3-vjeçare, vendimi i Gjykatës e zgjidhi situatën juridikisht, krijoi një lojalitet të ri. Realitet politike të ndarë të demokratëve ekzistojnë dhe prania po mos prania e disa të tjerëve këtu është produkt i këtij realiteti. Sfida për drejtuesit e PD është të ofrojnë një produkt bashkimi që këto dy realitet të mund të bashkohen ose të bashkëjetojnë në një sigël dhe flamur që është PD. Duke pasur të drejtën të mbrojnë idetë e veta dhe bindjet e veta, edhe kur është e kundërt me shumicën', theksoi Çollaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat