Persona me maska në protestën e Berishës, pse nuk ndërhyn policia? Përgjigjet Tonin Vocaj

Shqipëria

Persona me maska në protestën e Berishës, pse nuk ndërhyn policia? Përgjigjet Tonin Vocaj

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

“Në të gjitha rastet e protestave, policia e Shtetit respekton Kushtetutën ku e drejta për pjesëmarrje në tubime është e garantuar”.

Është kjo përgjigjja e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj lidhur me mosndërhyrjen e policisë në protestën e thirrur nga Berisha një ditë më parë, ku u panë edhe persona me maska mes turmës.

“Në të gjitha rastet e protestave, policia e Shtetit respekton Kushtetutën ku e drejta për pjesëmarrje në tubime është e garantuar.

Kemi zbatuar ligjin e posacëm për tubimet nga Kuvendi dhe procedurën e miratuar nga drejtori i policisë” u shpreh Vocaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat