Dy persona, burrë e grua me njëri tjetërin janë arrestuar nga policia e Fierit me akuzën për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.
Në lidhje me këtë ngjarje, me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”.