Peleshi: Shqipëria e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve me aleatin strategjik, SHBA

Shqipëria

Peleshi: Shqipëria e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve me aleatin strategjik, SHBA

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:09
Pamje nga takimi

Peleshi: Shqipëria e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve me aleatin strategjik, SHBA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau në sot në rrjetet sociale foto nga takimi me Ndihmëssekretaren për Politikën e Mbrojtjes dhe të Jashtme, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jessica Lewis. Takimi u zhvillua në Uashington, gjatë samitit të vendeve të NATO-s.

Peleshi në postimin e tij, thekson se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj partnerit strategjik, SHBA.

“Me Ndihmëssekretaren për Politikën e Mbrojtjes dhe të Jashtme, në Departamentin Amerikan të Shtetit Jessica Lewis gjatë Samitit të vendeve të NATO-s, në Uashington. Shqipëria mbetet maksimalisht e angazhuar të përmbushë detyrimet e përbashkëta me aleatin tonë strategjik SHBA”, shkruan Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat