Zjarr në një banesë në Berat, ja shkaku

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Berat, ja shkaku

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Zjarr në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat. Zjarri u shkaktua nga rrjedhja e një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ndërsa flakët kanë pērfshirë me shpejtësi njërën nga dhomat, raporton për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.

Ndrërhyjra e shpejtë e zjarrëfikësve ka bërë që flakët të mos përhapeshin në të gjithë banesën.

Raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat