Beleri merr sot lejen për t'u betuar si eurodeputet. S'ka pengesa ligjore

Shqipëria

Beleri merr sot lejen për t'u betuar si eurodeputet. S'ka pengesa ligjore

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 09:23
Fredi Beleri

Fredi Beleri do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.

Tashmë që dënimi ka marrë formë të prerë, dhe Beleri ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar, nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg në datat 15-20 korrik 2024. 

Ndërkohë sot Komisioni i Lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të mblidhet për procedurat dhe për modalitetet e sigurisë të udhëtimit.

Mediat greke shkruajnë se Beleri do të fluturojë të hënën në mëngjes (15 korrik) për në Athinë dhe më pas do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare që do të mbahet më 16 korrik. 

Më 10 qershor, Fredi Beleri u zgjodh si  eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen./SYRI.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat