Përfshihen nga flakët katër hektarë me kashtë gruri në Maliq

Shqipëria

Përfshihen nga flakët katër hektarë me kashtë gruri në Maliq

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 09:59
Maliq

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve.

Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera.

Shërbimi zjarrfikës i Maliqit u kërkon fermerëve të mos djegin sipërfaqet pas korrjes së grurit, jo vetëm për të mos rrezikuar kulturat e tjera bujqësore por edhe për përhapjen e flakëve që mund të rrezikojnë banesa pranë.

Ky zjarr dyshohet se ka qenë i qëllimshëm nga pronari i kësaj sipërfaqe ndaj të cilit pritet të ketë masë administrative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat