E rëndë në Elbasan/ I ra autoboti i ujit sipër teksa po ndihmonte një qytetar, humb jetën efektivi

Shqipëria

E rëndë në Elbasan/ I ra autoboti i ujit sipër teksa po ndihmonte një qytetar, humb jetën efektivi

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62-vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat