Nga rritja e pensioneve, te lajmi i mirë për të moshuarit - ekspertja zbulon sa para do shkojnë në xhepat e pensionistëve

Shqipëria

Nga rritja e pensioneve, te lajmi i mirë për të moshuarit - ekspertja zbulon sa para do shkojnë në xhepat e pensionistëve

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:14
Eriola Hoxha

Rritja e pensioneve në 1 Tetor dhe inflacioni i shportës, a janë të efektshme indeksimet për pension? Çfarë ndodh nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë? Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve?

Në lidhje me këtë tematikë ka folur për “Report TV” ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, e cila i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme për paqartësitë në lidhje me pensionin apo shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio. Ndër të tjera në intervistë, ajo tregon sa do të jetë rritja e pensioneve në tetor dhe sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve.

-Zonja Hoxha, çfarë do të ndodh me 1 Tetor, sa do të rriten pensionet?

Janë 750 mijë dhe më shumë pensionist në Republikën e Shqipërisë të përfshirë në skemën e pensioneve, të cilët do të kalojnë për një rishikim dhe përfitim më të lartë sesa vlera monetare që marrin në buxhetet e pensioneve të tyre mujore. Në tetor apo deri në dhjetor të këtij viti është lënë afati i fundit në mënyrë që të dilet me një vendim të formës së prerë në mënyrë që të ekzekutohet dhe të shkojë për veprim financiar për përfitim të të gjithë pensionistëve. Skema e re është nismë e ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë që ka të tagrin kryesor për rritjen e pensioneve në bashkëpunim me grupet e interesit por edhe me ekspertët kombëtar dhe ndërkombëtar për të bërë një ndryshim të nevojshëm dhe që është kërkuar kahershëm në skemën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndësore pasi ka një sërë problematikash që e shoqërojnë këtë të fundit dhe duhen ndryshuar në mënyrë të menjëhershme për shkakun dhe pasojën që vlera që përfiton në xhep çdo pensionist që ka dhënë kontributin prej disa vitesh në vendin tonë të jetë më e madhe ose e barabartë sesa vlera totale e shpenzimeve mujore e duke përfshirë edhe çmimet e lartë të produkteve të shportës së cilat nuk kanë ndryshuar që prej katër viteve të krizave të njëpasnjëshme, kjo krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Është një tjetër problem që për shkak të mungesës së konkurrencës dhe një kontrolli të një dore të hekurt mbi tregun e ushqimeve, janë këta shtresa më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët, shtresat në nevoje, ata me ndihmë sociale ku shteti përballë mos ndryshimit të çmimeve për t’i kthyer në vlerën e mëparshme, ka lindur menjëherë nevoja dhe detyrimi që të rishikojë skemën e përfitimit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

-Sa mund të shkojë minimalja dhe maksimalja, kjo si vlerë?

Skema do të funksionojë sipas këtyre parimeve, në fazën që po flasim aktualisht është në formën e diskutimeve dhe nuk ka marrë ende formën e një drafti e mandej projektligji, ligji dhe më pas formën për diskutim. Në fazën që jemi diskutohet që vendimi do të realizohet në tetor e deri në dhjetor. Por nga kush do të kryhet kjo skemë, kush përfiton dhe sa do të jenë të realizuar, të kënaqur pjesa më e mirë e popullsisë shqiptare ku ka dhënë kontribut në skemën e pensioneve duke punuar në pozicione të ndryshme. Do të bëhet një rankim i tillë duke filluar nga vlera e pensionistëve që marrin më pak e deri te ata që marrin më shumë. Pensionistët të cilat marrin pension më të ulët, do të marrin një vlerë më të lartë, se sa vlera aktuale që po trajtohen aktualisht. Po ta krahasojmë me vitin e mëparshëm i cili është bërë një rritje në vlerën 8.6% në raport me inflacionin e vitit të kaluar. Inflacioni ka shërbyer si bazë për indeksimin apo për rritjen e vlerës së pensioneve.

Pensioni në vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra, me indeksimin 8.6% për pensionet në zonat rurale apo në fshat ka qenë i barabartë me 8600 lekë. Për një pension tjetër që është në vlera maksimale, 300 mijë lekë të vjetra, po me indeksimin e inflacionit në 8.6% ka përfituar në vlerën 32500 lekë të reja, e cila është një vlerë e konsiderueshme në raport me 8600 lekë që përfiton si vlerë një pension në zonat rurale. Skema do të sjell një përfitim real ku do t’i përafrohet vlerës reale që marrin pensionistët. E sa më i ulët, aq më shumë do përfitojë. Ky është një lajm shumë i mirë për pensionistët pasi ai që ka pension më të ulët do të përfitojë më shumë.

-Bonusi do të jetë?

Po do të jetë, pasi është parashikuar në buxhetin e vitit 2024 i cili është mbrojtur në Parlament, në Komisionet e Ekonomisë dhe është firmosur në Fletoren Zyrtare duke kaluar të gjitha fazat. Rritja e tetorit nuk e cënon bonusin e dhjetorit që është marrë.

-Nga rezultatet e INSTAT thuhej se 1 në 5 persona, njëri është pensionist, si e komentoni këtë?

Kjo do të thotë që rritja e pensioneve duhet e menjëhershme sepse është faza ku pensionistët për vlerën që marrin në raport me kontributet e dhëna gjatë viteve dhe kushtet ekonomike financiare janë gjithmonë të papërfillshme dhe të papërballueshme për një pensionist. Shpresojmë që këtë herë rritja të vlerë dhe të jetë në një vlerë më të lartë që pensionistët të arrijnë të përballojnë shpenzimet mujore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat