“Çmontohet” grupi i kultivimit të drogës në malësitë e Krujës, 12 persona në pranga

Shqipëria

“Çmontohet” grupi i kultivimit të drogës në malësitë e Krujës, 12 persona në pranga

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 12:09
Ilustrim

Policia e Shtetit ka goditur një grup që dyshohet se është marë me kultivimin e kanabisit në fshatrat e Malësisë së Krujës përgjatë viteve 2021 dhe 2022. Bëhet me dije se në total janë lëshuar 16 urdhërarreste prej të cilave janë ekzekutuar 12, ndërkohë që 4 persona janë shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit:

E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë. Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi. Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat