Vendosi banderolë provokative në shëtitoren e Himarës, nën hetim 34-vjeçari

Shqipëria

Vendosi banderolë provokative në shëtitoren e Himarës, nën hetim 34-vjeçari

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është nën hetim, pasi vendosi një banderolë provokative në shëtitoren e Himarës.

Në njoftimin e policisë për shtetasin me iniciale B. C., nga Durrësi, ka nisur procedimi pas veprimit.

Policia Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. C., 34 vjeç, banues në Durrës.

Pasi dyshohet se ka vendosur një banderolë pa lejen e organeve kompetente në shëtitoren e Himarës, për qëllime provokuese”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat