Atentati ndaj Trumpit, Meta: E dënoj me ashpërsi sulmin, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim

Shqipëria

Atentati ndaj Trumpit, Meta: E dënoj me ashpërsi sulmin, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 08:54
Donald Trump dhe Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka dënuar me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump ditën e djeshme në Pensilvania.

Meta shkruan se së është në solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uron sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!

MetaDënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.

U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat