Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha se atentati ndaj Trump është tejet e rëndë, për faktin se një kandidat për president tentohet të eliminohet për demokracinë më të madhe të botë
Ai shtoi se është parë prej vitesh në SHBA që ka një klimë politikë tjetër të polarizuar, dhe kundërshtari shihet si armik, ç ka sjell edhe ngjarje të ngjashme.
Bumçi: Ngjarja është tejet e rëndë, për faktin se një kandidat për president tentohet të eliminohet për demokracinë më të madhe të botë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, pasi nuk ka demokraci pa kundërshtarin politik, kthehemi në regjime totalitare.
Çfarë e bën më të rëndë është klima që i paraprin këtij atentati. Do të ketë hetime nëse ka vepruar i vetëm apo me të tjerë. E kemi parë prej vitesh në SHBA që ka një klimë politikë tjetër të polarizuar, dhe kundërshtari shihet si armik. Kemi parë hapjen e çështjeve gjyqësore ndaj Trumpit, dhe kjo që po ndodh me Trumpin është e paprecedentë në SHBA.