Protesta e partisë Demokratike, Baçi: Protesta e thirrur nga PD për PD, ishte madhështore për demokratët e qytetarët

Shqipëria

Protesta e partisë Demokratike, Baçi: Protesta e thirrur nga PD për PD, ishte madhështore për demokratët e qytetarët

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 20:54
Luan Baçi

Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se protesta e PD-së ishte madhështore për demokratët dhe qytetarët.

Baçi: Pushtetarët dhe Mazhoranca e korruptuar është zhgënjyer se nuk priste që të kishte në një kohë shumë të shkurtër të organizimit të një proteste nga PD në kushte shumë të disfavorshme për organizmin e një proteste në temperatura shumë të larta, në një sezon veror ku pjesa dërrmuese e popullsisë ikin me pushime, patëm një mbushje të sheshit në mënyrë që ishte e papritshme nga të gjithë madje edhe nga ne.

Kjo tregon se PD pas zhvillimeve që ka pësuar gjatë tre viteve, ishte një protestë e thirrur nga PD, për PD.

Protesta e parë pas legalizimit të PD, pasi nuk kishim siglën, vulën e flamurin që është mbajtur zvarrë për 3 vite të tëra.

Pas këtij vendimi të gjykatës ku ne u legalizuam  një thirrje e një proteste të tillë dhe përgjigjia që bënë demokratët që ishin me mijëra në sheh vërtet që i zhgënjeu mazhorancën dhe qeverinë.

Por ishte një protestë madhështore për demokratët dhe qytetarët e lirë shqiptarë.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat