Eksploziv fqinjes, plagoset 26-vjeçari/ Babai mes lotësh: Nuk kemi asnjë faj. Shteti të gjejë autorët

Shqipëria

Eksploziv fqinjes, plagoset 26-vjeçari/ Babai mes lotësh: Nuk kemi asnjë faj. Shteti të gjejë autorët

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 20:58
Enea Thomarai

Enea Thomarai 26-vjeç mbeti i plagosur rëndë nga një shpërthim me lëndë plasëse në pallatin ku jeton me familjen në lagjen Haxhias të Elbasanit në një ngjarje ku nuk ishte objektiv.

Eksplovizi ishte vendosur në një banesë ngjitur në pronësi të një 59-vjeçari, ku qëndron me qira një grua nga Lezha dhe vajza e saj e mitur.

Në momentin e shpërthimit ai ishte duke shkuar në tualet kur dera e shtëpisë u rrëzua për shkak të forcës së shpërthimit dhe e përplasi në korridor tregon i ati mes lotësh.

‘’Çuni po shkonte nga dhoma në banjo. Sa kalon aty i bie dera në kokë nga shpërthimi. Çohemi ne gjejmë çunin përtokë'', tha babai.

Ai kërkon nga mjekët ti shpëtojnë të birin dhe nga autoritetet të zbulojnë njeriun që u vuri eksploziv në derë të shtëpisë pa faj.

‘’Të gjendet atentatori. Dua të më shërohet djali.

Banorët e pallatit treguan dëmet dhe panikun që përjetuan nga shpërthimi i eksplozivit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në banesën ku u vendos tritoli mësohet se jeton në 30-vjeçare e divorcuar nga Lezha dhe vajza e saj 9-vjeçare.

Policia e Elbasanit vijon hetimet për të zbuluar nësë sulmi me tritol ishte një mesazh kërcënues për pronarin e shtëpisë, apo gruas që jetonte aty me qira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat