Dyshohet se piu fotoksinë, ndërron jetë 59-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Dyshohet se piu fotoksinë, ndërron jetë 59-vjeçari në Lushnjë

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë. Një 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat