“Hera e parë dhe e fundit që…”, raportimi i Dumanit përplas Bardhin me Majkon: Zotëria s’është vartësi, por vettingu ynë

Shqipëria

“Hera e parë dhe e fundit që…”, raportimi i Dumanit përplas Bardhin me Majkon: Zotëria s’është vartësi, por vettingu ynë

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 16:15
Majko, Bardhi

Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.

Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.

Felaj: Po abuzoni zonja Vokshi, keni folur

Vokshi kundërshton nga vendi: Nuk lejohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat