Xhafaj ‘i përvishet’ opozitës: Një pjesë e juaj i bën SPAK-ut gjyq popullor, pjesa tjetër bën dhunuesin publik të tij

Shqipëria

Xhafaj ‘i përvishet’ opozitës: Një pjesë e juaj i bën SPAK-ut gjyq popullor, pjesa tjetër bën dhunuesin publik të tij

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 21:24
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit të posaçëm anti-korrupsion, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, u shpreh se nga njëra anë opozita refuzon të bëhet pjesë e komisionit dhe nga ana tjetër i bën SPAK-ut gjyq popullor.

Xhafaj, duke iu drejtuar opozitës, theksoi se nuk mund të jesh një forcë serioze, se alternativë e besueshme jo e jo, nëse një pjesë e juaja i drejtohet

SPAK-ut si në një gjyq popullor duke i kërkuar drejtësi e ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bën dhunuesin publik ndaj tij siç ndodhi edhe në seancën e sotme!

“Nuk mund të ketë prokurorë apo gjyqtar të mirë kur ju jep të drejtë dhe prokurorë e gjyqtarë të kapur apo të blerë kur nuk u japin të drejtë”, u shpreh Xhafaj.

Sipas Xhafajt, rezultatet e zgjedhjeve të njëpasnjëshme mbase duhet t’i bëj kundërshtarët tanë politik të kuptojnë se për qytetarët e këtij vendi qëndrimi ndaj drejtësisë së re, pavarësisë së saj, mbetet vija e kuqe.

Këtë e kanë treguar qartazi qytetarët tanë me mbështetjen që i dhanë reformës në drejtësi dhe që vazhdojnë ti japin institucioneve të reja të drejtësisë.

“Drejtësia, domosdoshmëria për të, mbetet guri i themelit mbi të cilën mund të vazhdoj përpara rruga jonë europiane, bazamenti mbi të cilën mund të ndërtojmë një shtet të fortë e me institucione të qëndrueshme, shpresa e fortë për mirëqeverisje dhe sundimin e ligjit për një të ardhme shumë më të mirë për vendin e fëmijët tanë”, shtoi Xhafaj.

Në vijim, referuar mospjesëmarrjes së opozitës në komisionin e posaçëm, Xhafaj tha se opozita ende heziton të bëhet pjesë e këtij procesi dhe në vend të bashkëpunimit dhe përfshirjes me kontribute konkrete në këtë proces, ka zgjedhur paragjykimin mbi procesin dhe agresivitetin mbi vet sistemin e drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat