Zjarri përfshin magazinat ushqimore në afërsi të fshatit Fushë Gjorem

Shqipëria

Zjarri përfshin magazinat ushqimore në afërsi të fshatit Fushë Gjorem

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 09:44
Fushë Gjorem

Në orët e para te mengjesit të kësaj të marte, ka rënë zjarr pranë një pike ish-karburanti në afërsi të fshatit Fushë Gjorem në zonën e Laçit.

Raportohet se në magazinat e ndodhura pranë pikës së karburantit të mbushura me sasi baze ushqimore, është vënë zjarri, ndërkohë ende vijon djegia e bazës ushqimore.

Zjarrfikësit e Laçit ndodhen në vendngjarje në izolimin e flakëve.

Tashmë nuk kanë rrezik në përhapje të mëtejshme, ende nuk shkaqet e zjarrit pranë autostradës në afërsi të fshatit Fushë Gjorem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat