Detajet/ Të shtëna me armë në Korçë, policia rrethon zonën, autori mbyllet në banesë

Shqipëria

Detajet/ Të shtëna me armë në Korçë, policia rrethon zonën, autori mbyllet në banesë

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qëlluar.

Sipas informacioneve aktualisht është mbyllur në banesë. Deri më tani nuk dihet idenititeti i personit që qëlloi me armë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat