42-vjeçari nga Bilishti u dhunua rëndë dhe u la në rrugë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shqipëria

42-vjeçari nga Bilishti u dhunua rëndë dhe u la në rrugë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:07
42-vjeçari nga Bilishti u dhunua rëndë dhe u la në rrugë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Rigels Kaso, u gjet dje në rrugë në Tiranë, me shenja dhune dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

42-vjeçari nga Bilishti u transportua dje në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa policia njoftoi sot se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim B. Gj., 34 vjeç,.

“Po punohet për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë. Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat