Zjarr në Madhesh të Matit, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Shqipëria

Zjarr në Madhesh të Matit, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 16:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 12.30 të mesditës së sotme, ka rënë zjarr në pyjet e fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, në Mat. 

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbime të shumta policie, shërbimet e zjarrfikëses dhe një helikopter nga ajri.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, të rastit të zjarrvënies.

Raste të tilla kanë qenë të shpeshta në këtë sezon veror, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Edhe pse shpesh është paralajmëruar nga policia se do të merren masa për personat që vendosin zjarr qëllimisht, duket se nuk ka funksionuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat