Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, dyshimet e para

Shqipëria

Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, dyshimet e para

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Një turiste sllovake ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ndërsa turistja po lahej në det.

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat