Atentati ndaj Trump, Milo: Kjo është shoqëria amerikane, ka ekstremizmat e saj

Shqipëria

Atentati ndaj Trump, Milo: Kjo është shoqëria amerikane, ka ekstremizmat e saj

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 21:34
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi atentatin e mbrëmjes së të shtunës ndaj Donald Trump, kandidatit republikan për President të SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se në historinë e SHBA nuk ëhstë rasti i parë.

“Që nga vrasja e Lincoln në 1865, kanë ndodhur shumë vrasje Presidentësh dhe politikanësh të nivelit të lartë.

Në politikën amerikane kemi pasur ekstremizma politike. Kemi vrasjen klasike të Jon Kennedy në qendër të Dallasit.

Kemi tentativa të vrasjes së Reagan, kemi atentatin ndaj George Bush. Pra kemi raste të mëparshme. Duhet ta pranojmë se kjo ëhstë shoqëria e amerikane, me ekstremizmat e saj. Kjo nxjerr në pah edhe dobësitë e shërbimeve, që janë model për Botën”, tha Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat