Aksident në aksin Rubjek-Manëz, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me barrierat e rrugës

Shqipëria

Aksident në aksin Rubjek-Manëz, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me barrierat e rrugës

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rubjek-Manëz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat