Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Mediu

Shqipëria

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Mediu

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 10:19
Fatmir Mediu

Është shtyrë seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës, u bë mungesa e një prej ekspertëve.

Në seancë nuk ishte paraqitur as Mediu, por nëpërmjet avokateve të tij dorëzoi në seancë 113 pyetje qe do i drejtoheshin ekspertëve kontabël për dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 korrik 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat