Vrasja e ish-policit, Fadil Mema, Gjykata e Lartë dërgon për rigjykim çështjen ndaj Florenc Çapjas

Shqipëria

Vrasja e ish-policit, Fadil Mema, Gjykata e Lartë dërgon për rigjykim çështjen ndaj Florenc Çapjas

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 10:51
Fadil Mema

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor 2019.

Ky vendim ishte lënë në fuqi dhe nga Apeli i Durrësit për Florenc Çapjan.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish efektivit të rrugores.

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat